Marrëveshja Kosovë-Mal i Zi për hapësirën ajrore, Kurti: Hap i rëndësishëm, shkurton rrugën për 15 minuta

14 Prill 2023, 10:50| Përditesimi: 14 Prill 2023, 10:51

  • Share

1681462241_jur.JPG

Është nënshkruar marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi,  për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Marrëveshja ofron mundësi të reja si dhe  shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta. Një kompani ajrore e cila ka pasur 4 fluturime brenda ditës me këtë marrëveshje mund ta shtoj dhe një fluturim. Deri tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet  e Natos”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Nënshkruhet marrëveshja e Kosovës me Malin e Zi për shërbimet ajrore, Kurti: Shkurton rrugën për 15 minuta


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?