Marrëveshja e Uashingtonit/ Delegacioni amerikan sot në Prishtinë...Nënshkruhen marrëveshje mes ekspertëve amerikan dhe kosovarë

21 Shtator 2020, 13:10| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 13:14

  • Share

Delegacioni qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kreu Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA  Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jerusalem.

Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioriteti kryesor i Administratës Trump.

Takimi i zyrtarëve të lartë amerikanë me përfaqësues të qeverisë së Kosovës sot në Prishtinë do të mbahet në orën 18; 00 dhe ata do të priten nga kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të renditura në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?