Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, nismëtarja Gerarta Ballo në Report Tv: Po bëhen të gjitha përpjekjet që të firmoset para zgjedhjeve të 25 shtatorit

27 Korrik 2022, 20:11| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 21:23

  • Share

Që Shqipëria dhe Italia të arrinin deri përmbylljen e marrëveshjes shumë të rëndësishme për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, një meritë të veçantë e ka edhe aktivistja shqiptare në Itali, Gerarta Ballo, e cila ishte e para që propozoi nismën përmes një peticioni online dhe insistoi vazhdimisht që kjo të bëhet realitet.

Në një intervistë të dhënë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ballo që është edhe pjesë e grupit negociator dhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali, bëri të ditur se po bëhet gjithçka që marrëveshja nga të dyja qeveritë të firmoset para 25 shtatorit, datë në të cilën Italia shkon në zgjedhje dhe ka një mundësi që e djathta ekstreme me politikën e saj jo miqësore ndaj emigrantëve të vijë në pushtet.

“Dy hapat e radhës janë firma e dy qeverive dhe ratifikimi i marrëveshjes mes 2 parlamenteve. Këto procese varen nga vullneti politik dhe shtysat. Politikanët po mendojnë që nënshkrimi mes 2 qeverive të bëhet përpara 25 shtatorit, duke qenë se atje ka zgjedhje”, tha Ballo.

Duke folur më në terma konkretë, Gerarta Ballo shprehet se tashmë të gjithë qytetarët, e të dyja vendeve që kanë derdhur kontribute në të dyja vendeve, do të kenë mundësi që tu njihet ky kontribut dhe pensioni do t’i jepet edhe nga Italia edhe nga Shqipëri, por vendin se ku do ta marrë do ta zgjedhë vetë.

“Sot nëse një qytetar shqiptar nuk ka 25 vite kontribute të derdhura nuk merr pension, në Shqipëri për 15 vite! Ndërsa tashmë do të bashkohen kontributet në të dyja vendet. Përllogaritja do të bëhet në bazë të kontributeve që ka derdhur në secilin vend”, tha Ballo.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 28/07/2022 12:36

    Pa dale! Mos është gjë vajza e Artur Zhejit kjo?

    Përgjigju
  • emigranti: 28/07/2022 07:43

    Eshte nje bllof elektoral, zonja ne fjale eshte e dashura e nje sekretari qe punon ne sekreterine e Pd-se qendrore ne rome e po ben cmos te dali kandidate per deputete ne itali. Nuk ka gjasa qe kjo pakete te kaloj vecas sikur edhe Mattarella Presidenti i italise ta firmosi pa kaluar ne parlamentin italian qe mblidhet pas zgjedhjeve te 25 shtatorit.

    Përgjigju
  • pensionisti: 27/07/2022 21:13

    Nqse Kane vend kondite qe te kalonte para 25 shtatorit ajo nuk ka per te kalu. Sepse parlamenti italian ka shku n shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?