Trofeu i Kupës së Botës

Unike/ Maroku, Spanja dhe Portugalia presin Kupën e Botës 2030! Tre ndeshje luhen në Amerikën e Jugut

4 Tetor 2023, 17:26| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 18:14

  • Share

Maroku, Spanja dhe Portugalia do jenë organizatorët e Kupës së Botës 2030, ndërsa Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin ndeshjet hapëse për të shënuar njëqind vjetorin e turneut, tha të mërkurën organi botëror i futbollit, FIFA.

 Oferta e përbashkët nga Maroku, Portugalia dhe Spanja ishte kandidati i vetëm për të pritur turneun. Turneu i parë i Kupës së Botës në vitin 1930 u mbajt në Uruguaj dhe u fitua nga organizatorët. Kjo shënon herën e parë që Kupa e Botës do të zhvillohet në tre kontinente dhe gjashtë vende.

"Këshilli i FIFA-s njëzëri ra dakord që kandidatura e vetme do të jetë oferta e kombinuar e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të jetë mikpritëse e ngjarjes në vitin 2030”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Më pas FIFA tregon edhe idenë për Kupën e Botës në vendet e Amerikës Latine, aty ku do zhvillohen tre ndeshje.

"Për më tepër, duke marrë parasysh kontekstin historik të Kupës së Botës të parë të FIFA-s, Këshilli i FIFA-s më tej ra dakord unanimisht të organizojë një ceremoni unike të festimit të njëqind vjetorit në kryeqytetin e vendit, Montevideo... si dhe tre ndeshje të Kupës së Botës në Uruguaj, si edhe në Argjentinë dhe Paraguaj", thotë FIFA.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?