Mark Zuckerberg and Elon Musk

Mark Zuckerberg: Elon Musk nuk është serioz për ‘luftën’ në kafaz

14 Gusht 2023, 08:24| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 08:40

  • Share

Elon Musk nuk është serioz për të zhvilluar një ‘luftë’ në kafaz dhe ka thënë Mark Zuckerberg. Në një postim në faqen e tij të mediave sociale Threads, shefi i Meta tha se i kishte ofruar Musk "një takim të vërtetë", por sipërmarrësi rival kishte nxjerrë justifikime.

"Nëse Elon ndonjëherë merr seriozisht një datë të vërtetë dhe një ngjarje zyrtare, ai e di se si të kontaktojë me mua. Përndryshe, është koha për të vazhduar. Unë do të fokusohem në garën me njerëz që e marrin seriozisht sportin”, ka shkruar Zuckerberg.

Musk kishte sugjeruar të dielën në faqen e tij të mesazheve X, i njohur më parë si Twitter, se ai ishte i gatshëm të luftonte që të hënën. Miliarderët ranë dakord për ndeshjen, duke ngjallur vëmendje të madhe mediatike.

Por, pavarësisht se janë përplasur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, rivalët nuk kanë arritur ende një datë.

Javën e kaluar, Zuckerberg tha se kishte propozuar 26 gushtin për ‘luftën’ në kafaz. Më pas, në një kthesë të premten, ministri i kulturës i Italisë tha se ai kishte folur me Musk për organizimin e përballjes në një qytet në Itali, si një ngjarje bamirësie. Ministri italian i kulturës tha se kishte plane "për të dhuruar një shumë të madhe, shumë miliona euro, për dy spitale të rëndësishme italiane të fëmijëve".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?