Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë! Çifti njofton surprizën

21 Shtator 2022, 22:16
  • Share

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan po pasurojnë familjen e tyre me një vajzë tjetër. CEO i Metaverse, 38 vjeç dhe filantropistja, 37 vjeç, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, një vajzë tjetër, njoftoi Zuckerberg në rrjetet sociale të mërkurën.

"Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!" ka shkruar ai krahas një fotoje të çiftit.

Në foto, Zuckerberg vendos dorën e tij në stomakun e Chan, ndërsa dyshja buzëqesh për kamerën.

Çifti, i cili u martua në vitin 2012, tashmë janë prindër të dy vajzave të vogla, August, 5 vjeç dhe Maxima "Max", 6. Historia e dashurisë së Zuckerberg dhe Chan filloi në vitin 2003 kur ata filluan të dilnin pasi u njohën teksa prisnin në radhë për tualet, në një festë në vëllazërinë e universitetit të Harvard-it të Zuckerberg, kur ai ishte student i vitit të dytë dhe ajo studente e vitit të parë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?