Mark Marku

Mark Marku me probleme shëndetësore, qeveria i jep 1 mln lekë për kurim

5 Maj 2022, 13:06| Përditesimi: 5 Maj 2022, 14:27

  • Share

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike ka marrë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh nga qeveria për shkak të problemeve shëndetësore. 

Në vendimin e firmosur nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, thuhet se këto lekë do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e analistit.

'Vendim për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2022, të ndryshuar dhe në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2022 me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi”

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku në masën 1 014 000 (një milion e katërmbëdhjetë mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.'- thuhet në vendim.

Vendimi i qeverisë

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?