Politikë

Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit, pritet ta marrë Elda Hoti, kandidatja e Republikanëve

27 Gusht 2021, 09:45| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 13:11

  • Share

PD mori në Lezhë 4 mandate dhe me dorëheqjen e Mark Markut nga mandati, pritet që vendin e tij ta marrë Elda Hoti si më shumë e votuara në listën e deputetëve të PD-AN. Elda Hoti erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane.

"Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar", thuhet në Kodin Zgjedhor.

Elda Hoti renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit, por duket se do të jetë në Kuvend, pas lënies së mandatit nga Mark Marku, i cili ishte edhe drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës.


Lajmi kryesor:

Mark Marku lë mandatin e deputetit, shpërthen në akuza ndaj Berishës e Bashës: E shndërruan PD në parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?