Mario Mitaj

Mario Mitaj magjeps drejtuesit e Juventusit, gati oferta në verë

23 Mars, 16:44| Përditesimi: 23 Mars, 16:50

  • Share

Mario Mitaj është dëshira e Juventusit për repartin e majtë të fushës. 20-vjeçari i Kombëtares luajti dje 90 minuta në humbjen që kuqezinjtë pësuan 0-3 kundër Kilit në stadiumin e Parmës.

Për të në stadium kishte edhe miq të veçantë, me drejtorin sportiv të "Zonjës së Vjetër", Cristiano Giuntioli që mbajti shënime dhe e ndoqi nga pranë lojtarin. Mediet në Itali tanimë thonë se lojtari në pronësinë e Lokomotivës së Moskës është një ndër objektivat e verës së Juves dhe u pëlqye nga këta të fundit.

Pritet që gjiganti i Serie A të bëjë ofertën e duhur në drejtim të rusëve, me Mitaj që ka vënë në punë Giuntiolin. Më i miri në fushë kundër Kilit, Mitaj ka shansin e karrierës të bëjë një lëvizje që do ishte fantastike edhe për futbollin shqiptar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?