Viktima Mario Metaj

Mario Metaj i ekzekutuar në Greqi përcillet në banesën e fundit! Pistë hetimi, hakmarrja pas një sherri! Autori mund të ketë hyrë në Shqipëri

27 Janar 2021, 18:46| Përditesimi: 27 Janar 2021, 18:50

  • Share

Pista e policisë greke për vrasjen e 27-vjeçari shqiptar Mario Metaj që u ekzekutua dy ditë më parë në Patra mendohet se është hakmarrja. Ngjarja lidhet me plagosjen e të vëllait të viktimë me thikë 10 ditë më parë pas një konflikti. Dëshmitë nga hetimi i deritanishëm tregojnë se incidenti nuk ka asnjë lidhje me aktivitete ose njerëz që mund të kenë lidhje me klubet e natës, siç u aludua në fillim.

Mario Metaj u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit  nga miqtë dhe familjarët. Autoritetet greke dyshojnë se autori i vrasjes është shqiptar dhe se ai mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

27-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri 5 herë në kokë ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij private.

Ngjarja ndodhi rreth orë 18:00 ditën e djeshme, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?