Marinsat e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Marinsi amerikan merr gradën ‘Rreshter i Lartë’, ceremonia u zhvillua para bustit të Skënderbeut

6 Janar 2023, 20:32| Përditesimi: 6 Janar 2023, 20:35

  • Share

Joseph Matti, kreu i Trupës së Marinsave të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka marrë rritje në gradë dhe është bërë “Rreshter i Lartë”, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar para bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ambasada amerikane shprehet se ky vend është zgjedhur pikërisht sepse Skënderbeu përfaqëson të njëjtat vlera nderi, guximi dhe përkushtimi njëjtë si marinsat e ambasadës së SHBA.

“Kreu i Trupës së Marinsave të ambasadës së SHBA në Tiranë Joseph Matti u rrit në gradën Rreshter i Lartë sot gjatë një ceremonie të veçantë në Sheshin Skënderbej, ku mori pjesë edhe ambasadorja Kim.

Heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përfaqëson të njëjtat vlera nderi, guximi dhe përkushtimi që mishërojnë marinsat amerikanë teksa mbrojnë ambasadat e SHBA në mbarë botën. Urime, Rreshter i Lartë Matti”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?