Marinela Ndria dhe ministrja Elva Margariti

Marinela Ndria emërohet në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

28 Mars 2022, 15:40| Përditesimi: 28 Mars 2022, 15:46

  • Share

Restauratorja Marinela Ndria do të jetë në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale ministrja e Kulturës Elva Margariti. Vendi ka qenë vakant pas lirimit nga detyra të ish-drejtores Iris Elezi.

Shkarkimi i kësaj të fundit u bë në tetor të vitit të kaluar, pas një konflikti interesi në ushtrimin e funksionit publik. Deri më sot ka qenë specialistja e Arkivit Erjona Vyshka që është kujdesur për mbarëvajtjen e Arkivit. Zgjatja në kohë e një fituesi, erdhi edhe pasi, konkursi për postin në fjalë u çel dy herë radhazi. Shkak, siç bëjnë me dije burime për televizionin Report Tv, ka qenë mosinteresimi për pjesëmarrje.

Marinela Ndria ka qenë përgjegjësja e sektorit të Laboratorit Qendror të Restaurimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Ajo ka bashkëpunuar edhe më herët me AQSHF për restaurimin e materialeve të ndryshme filmike.

'Restauratorja Marinela Ndria është drejtorja e re e Arkivi Qendror Shteteror i Filmit. Me bindjen se ky institucion do të fokusohet edhe më shumë në fushën e restaurimit të pasurisë filmike që ruhet në të, me synimin final të ngritjes së një muzeu #filmi, i urojmë suksese Marinelës në detyrën e saj sa të bukur edhe të vështirë!'- shkruan ministrja Margariti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?