Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze, por tha se do të vijojë betejën.
Teksa fliste para mbështetësve të saj, pati brohoritje të mëdha ndërsa Le Pen u tha se kishin arritur një rezultat historik. Le Pen përmendi zgjedhjet legjislative që do të mbahen në qershor duke thënë se beteja nuk ka përfunduar ende.
“Në vendin tonë mund të frynte një erë lirie, por kutitë e votimit treguan të kundërtën. Rezultatet e sotme përfaqësojnë fitore. Në këtë humbje, ndjej një shpresë. Sonte ne nisim betejën e madhe të zgjedhjeve legjislative. Unë nuk do i braktis francezët. Rroftë Franca”, tha Le Pen në një fjalim të shkurtër.
Ndërkohë mbështetësit e saj e ndërprenë duke bërtitur me të madhe “Marine, Marine, Marine”.
Marine Le Pen hodhi edhe akuza ndaj kundërshtarit të saj Emmanuel Macron se ka kryer fushatë me mashtrime, ndërsa vijoi falenderimet për mbështetësit.
Lajmi kryesor: