Marine Le Pen

Marine Le Pen: Holandezët kanë të drejtë të vendosin nëse do të qëndrojnë në BE

24 Nëntor 2023, 10:35
  • Share

E djathta franceze Marine Le Pen tha se qytetarët holandezë kanë të drejtën e vetëvendosjes, e cila përfshin daljen nga Bashkimi EUropian, duke e krahasuar situatën me Brexit.

Platforma zgjedhore e kryeministrit të ri të Holandës, të djathtës ekstreme, Geert Wilders, përfshinte një referendum për “Negit”, pra një dalje të mundshme nga unioni, të cilin Le Pen e mbështeti dhe komentoi se fitorja bindëse e së djathtës në Holanda është një tregues i qartë se europianët po rimendojnë politikën e BE-së dhe duan të kontrollojnë migrimin në vendet e tyre.

Marine Le Pen u ka bërë thirrje votuesve francezë që ta vendosin partinë e Emmanuel Macron në pakicë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian në qershor 2024.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?