Marina Vjollca

Marina Vjollca godet sërish, zbulohet çmimi i kripur i fustanit jeshil

26 Prill 2020, 18:55| Përditesimi: 26 Prill 2020, 19:01

  • Share

Moderatorja Marina Vjollca gjithmonë godet me veshjet e saj, të cilat kapin çmime realisht të kripura.

Së fundmi në emisionin humoristik "Klanifornia" ajo ka preferuar një fustan jeshil me një rrip në bel.

Pas daljes së saj mbrëmjen e djeshme, filluan spekulimet se sa mund të kushtonte një fustan kaq i bukur dhe faqja "what.they.wearin" publikoi dizenjuesen dhe cmimin e fustanit.

Sipas faqes fustani është prodhuar nga Elisabetta Franchi, një markë veshjesh italiane dhe kushton 529 euro.

Nuk është hera e parë që Vjollca zgjedh të vishet me marka luksoze, pasi mund të kujtojmë fustanin e kuq që zgjodhi të vishte për Diatën e të Dashuruarve,  më 14 shkurt, që kushtoi plot 4871 dollarë.

Postimi i faqes

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?