Marie Curie dhe Hertha Ayrton , historia e jashtëzakonshme e dy mikeve shkencëtare në ‘Metropol’! ‘Borëbardha dhe 7 xhuxhët’ te ‘Tonin Harapi’!

2 Mars, 12:15| Përditesimi: 2 Mars, 15:08

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     “Triptiku” i Puçinit  me tri veprat e suksesshme “Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi” vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas.

2.     Teatri i Kukullave jetëson sot dhe nesër në orën 10 e 30 dhe 11 e 30 në sallën "Tonin Harapi" të Liceut Artistik në Tiranë shfaqjen për fëmijë “Borëbardha dhe 7 xhuxhët” me regji të Aldjon Matarangasit.

3.     Marie Curie dhe Hertha Ayrton ,guximi i dy grave mike shkencëtare, dhe përkushtimi për t’ia dalë mbanë pavarësisht paragjykimeve propozohet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë përmes pjesës  “Gjysmë-jeta e Marie Curie” e Lauren Gunderson që vjen me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

4.     Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës e interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës vijon të shfaqet këtë fundjavë në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental.

5.     Komedia “10 vjet martesë” e Alil Vardar dhe me regji të Andia Xhungas, që interpreton në skenë me Gentian Zenelajn,  vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00  në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit.

6.     Dy çifte në një situatë të komplikuar, komedia me dy akte e Neil Simon “Suita në Hotel Plaza” me regji të Mariana Kondit dhe Elkjana Gjipalit luhet sot në orën 19.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë.

7.     Vijon këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar në orën 19.00 shfaqja “Testamenti” me tekst dhe regji të Leka Bungos dhe interpretim të Viktor Zhustit.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?