Mariana Kondi dhe Çiljeta Xhilaga

Mariana Kondi bën rrëfimin prekës për nënën: E dija se ishte ftohur, por ajo kishte kancer

7 Prill, 16:16| Përditesimi: 7 Prill, 16:44

  • Share

Mariana Kondi ka bërë një rrëfim prekës për humbjen e nënës së saj në Ferma Vip.

Teksa ishte ishte duke biseduar me Çiljetën aktorja ka treguar se nëna e saj vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

“Unë e dija se ishte e ftohur me këtë kollën, jo më thotë është me kancer. Mami ishte e re, 70 vjeçe. Mami po vishej e më pyeti ‘si doli?’ S’dija ça të bëja. Më ra tavani mbi kokë.  Shkova në sanatorium dhe i thashë doktorit që mos ti themi për sëmundjen. Morëm ca mjekime, nuk ia thashë fare mamit çfarë kishte deri në fund. Në shtator, tetor u bë mirë. Pastaj në nëntor u prek prapë. E çova në spital. Jetoi 6 vite me kancer pa kimioterapi. Dita e fundit ishte e tmerrshme. Vëllai po lyente shtëpinë, ajo kërkonte atë, unë i rrija tek koka”- tha Mariana.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?