Maria Walevska gruaja që
dashuroi në fitore dhe në humbje

18 Prill 2013, 04:50| Përditesimi:

  • Share
Poloni, 1806. Maria, njëzet vjeçe, një grua shumë e bukur dhe e ëmbël, e parrahur me jetën dhe dashurinë, e martuar me një fisnik polak të moshuar, Anastas Valevska. Bijë e një fisniku të rënë në luftën kundër rusëve, e adhuron vendin e saj që nga 1795-a, kur u copëtua nga fuqitë kufitare, aq sa humbi edhe emrin nga harta.

Në dashuri me të dhe dy vjet e gjysmë më vonë i dhuron një djalë.

Por kjo ngjarje, megjithëse e mbush me gëzim Napoleonin, duket sikur zgjon tek ai ambicien për të krijuar një dinasti: pak më vonë divorcohet nga Jozefina dhe martohet me Mari Luizën, vajzën e perandorit të Austrisë. Por në këtë kohë, ylli i tij venitet.

Me fushatën e Rusisë, prishjen e aleancave, vështirësitë në frontin spanjoll, në fundbetejën e Lajpcigut, detyrohet të abdikojë. Maria, pavarësisht të gjithave, i rri në krah: i shkon në ishullin e Elbës ku ka mërguar, i rri afër pas humbjes tragjike të Vaterlosë derisa niset për në Shën Elenë.

Vdes tre vjet më pas. Djali i tyre Aleksandri, të cilit Valevski i ka dhënë mbiemrin, bën një karrierë të shkëlqyer nën emrin Napoleoni III si ambasador i Francës në Londër e më pas si ministër i Jashtëm.

Kristin Sadherlend rikrijon me saktësi dhe ndjeshmëri një moment qendror në historinë moderne, i jep jetë dhe pasion një historie të madhe dashurie dhe rindërton një personazh me sharm romanesk dhe fat tragjik, me gjithë besnikërinë e saj të palumtur ndaj burrit që ndryshoi Evropën.

Shkrimi u botua në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?