Politikë

Margariti për shembjen e maternitetit: Objekt që lindi në komunizëm dhe iu shtua godinës historike, basorelievi ruhet totalisht

25 Mars 2021, 15:31| Përditesimi: 25 Mars 2021, 15:36

  • Share

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e një pjese të godinës së maternitetit Mbretëresha Geraldine.

"Godina që ju shihni në pjesën e rikonstruksionit të saj është një objekt që lind gjatë regjimit komunist si nevojë për t'iu shtuar godinës historike, asaj italiane, për nevojën e shtimit të kapaciteteve. Ka lind më fakt si godinë që mendohej te kishte një vëllim njëkatësh, por i janë shtuar dhe dy kate të tjera. Kjo ka agravuar gjendjen e godinës. Tërmeti dha shtysën e fundit për ta bërë të papraktikueshme. Më vjen mirë që ky objekt u fut më fondin e rindërtimit. Projekti ka kaluar në këshillin e monumenteve së kemi një monument që i bashkëngjitet një objekt tjetër që lidhet në mënyrë funksionale se s'ka pas akesim deri tani, korridor apo shkallë. Shihet lidhja organike për sistemin anti-zjarr. Ne kemi dhënë rekomandime për strukturën e re qe dialogon me linja të thjeshta. Është një lidhje me xhama, më organike dhe funksionale. Monumenti me basoreliev ruhet totalisht, për ne është lajm i mirë që ajo godinë ku kemi lind u jep jetë dhe të tjerëve", tha Margariti.

Lajm në përditësim  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 25/03/2021 16:33

    Ai martenitet ka qene i mjaftueshem per tiranen ne kohen e italise per 20.000. banore qe ka pasur tirana mbas clirimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?