Margarita Xhepa feston 88-vjetorin në vendlindje, promovohet filmi ‘Bolero në vilën e pleqve’ në Lushnje

10 Prill 2022, 13:56| Përditesimi: 10 Prill 2022, 14:00

  • Share

Përvjetori i 88-të e gjeti ikonën e kinematografisë në vendlindje. Margarita Xhepa është rikthyer në Lushnjë, ku u promovua  filmi i fundit “Bolero në vilën e Pleqve”.

Teksa rikthehen në kujtesë kujtimet e fëmijërisë, artistja rrëfen se vendlindja është gjithnjë brenda qenies së njeriut, pavarësisht vendit ku jeton.

 “Nuk kanë të mbaruar fjalët për kujtimet e bukura që janë brenda qenies time. Erdha me dëshirë, me dashuri e me mall. Kam ikur nga Lushnja 1950, sa mbarova 7-vjeçaren. Emocionohem, krenohem se Lushnja ime është zbukuruar shumë”, tha artistja e populli, Margarita Xhepa.

Ikona e kinematografisë tregon se së shpejti do të jetë pjesë e xhirimeve të një tjetër filmi.

 “ Kam besim që do bëhen gjëra akoma edhe më të bukura. Do shikoni filmin sot, që unë kam xhiruar dhe do të xhirojë edhe një film tjetër edhe në të ardhmen. Talentin e zbukuron vetëm puna, tani mundësitë janë më të mëdha se ne”, u shpreh ajo.

I vlerësuar me 4 çmimeve ndërkombëtare, filmi “Bolero në vilën e Pleqve”, pas Lushnjës do të vijojë rrugëtimin në disa qytete të Shqipërisë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?