Maratona e Tiranës, 40% më shumë garues krahasuar me një vit më parë

22 Tetor 2023, 14:41| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 15:29

  • Share

Është përmbyllur edhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës e cila këtë herë pati një rritje me 40% të garuesve, krahasuar me një vit më parë.

Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpriti më shumë se 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si Ëe Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

 


Lajmi kryesor:

Përfundon Maratona e Tiranës, sportistët kenianë rrëmbejnë 3 vendet e para! Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, pjesë e garës edhe kategoria ‘We too’


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?