Maratona e Tiranës dhe selia e Partisë Demokratike

Maratona e pushtetit e maratona për të fituar Tiranën!

23 Tetor 2022, 14:11| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 14:19

  • Share

Kjo maratonë e të tjerat të ngjashme me këtë ndër vite, të paktën nuk e di pse, por më pas kujtojnë të shtunën e të dielën Fashishte, ose më saktë kur shikoj në një rresht të gjithë  gazetarët dhe atë që e konsiderojnë veten në Vip duke vrapuar sot, më vijnë në mendje lojërat olimpike të Berlinit,  ku Hitleri sapo kishte bërë stadiumin e madh e qëndronte vetë në Tribunë! Në fakt, përtej historisë, Hitleri kishte më shumë burrni e lidershipi, por kjo është një çështje tjetër!

Është bukur kur maratonën e bëjnë qytetarët për qytetarët dhe është e thuajse gjë tjetër, kur qytetarët detyrohen të vrapojnë për pushtetin! Duke studiuar këtë maratonë më  erdhi në mendje maratona e vërtetë që duhet të bëj PD për t'ua  marrë Tiranën këtyre e për t'ua kthyer qytetarëve!

PD duke se e ka vështirësi për të gjetur kundërshtarin që ta mund, por në fakt nuk është kështu! Problemi i vërtetë i PD është se duhet të jetë ndryshe nga vetja e ndryshe nga ata që duhet të mund!

Si mundet ky? Fare thjeshtë duke prezantuar një nga kandidat me këto fjalë cilësi:

  • - Të jetë me arsim të lartë e cilësor
  • - Të mos ketë shitur në fiq
  • - Të mos ketë foto me fëmijëve dhe me njerëz me aftësi të kufizuara
  • - Të ketë një  lidhje të shendosh e të sinqertë me qytetarët
  • - Të ketë vizione reale për ta modernizuar qytetin
  • - Të ketë respekt e dashuri për të historinë e të përqafojë të renë në harmoni me të vjetrën
  • - Të mos e nis ditën e me gënjeshtra e të mos e mbyll me gënjeshtra
  • - Të mos qesh edhe kur askush nuk e bën të qesh

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?