Jose Mourinho duke u ndëshkuar me karton të kuq

Marash Kumbulla 'shkaktari', Jose Mourinho dënohet nga Federata

1 Mars 2023, 16:03| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:04

  • Share

Jose Mourinho është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kundër Cremoneses mbrëmjen e djeshme në Serie A. Roma e tij humbi 2-1 në transfertë, me portugezin që u nervozua me arbitrin e katërt Marco Serra pas duelit të Marash Kumbulla dhe Frank Tsadjout.

Trajneri portugez i Romës i kërkoi arbitrit Serra një shpjegim dhe ai dyshohet se u përgjigj: “Kujdes me reagimet tuaja të ndyra”. Mourinho 'u çmend', filloi të debatonte me arbitrin, ndihmësit e frenuan dhe më pas u përjashtua me karton të kuq. Në atë moment gjyqtari i katërt dyshohet se i ka thënë: “Të gjithë po tallen me ty, shko në shtëpi”. Kjo duket se e ka acaruar më shumë trajnerin e Romës. Kjo nuk është hera e parë që Mourinho kapet me arbitrat, duke lënë ekipin e tij në duart e asistentit për dy ndeshjet e radhës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?