Marash Kumbulla

Marash Kumbulla pëson tjetër lëndim, s'ka grumbullim për Milanin

14 Janar, 20:28| Përditesimi: 14 Janar, 20:29

  • Share

Milani dhe Roma luajnë sot në "San Siro" (20:45) për javën e 20-të në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk do jetë pjesë e miqve të Josë Mourinhos, me portugezin që është detyruar të mos e ketë sërish grupin e plotë.

23-vjeçari shqiptar ndjen sërish një shqetësim, çka e ka mbajtur jashtë këtij dueli. Kujtojmë se një javë më parë Kumbulla u ritkhye pas më shumë se gjashtë muajve të ishte në stolin e Romës, teksa gjatë përgatitjeve të fundit ka ndjerë një shqetësim.

Te Roma nuk duan të rrezikojnë dhe Kumbulla është jashtë për ndeshjen e sotme. Kujtojmë se në majin e 2023 gjatë Roma - Milan në "Olimpico", Kumbulla u dëmtua në një duel me Giroud.

Djaloshi nga Malësia e Madhe vijon të stërvitet me grupin, por Jose Mourinho ende nuk e ka gati mbrojtësin. Rikthimi i tij në aksion do ishte një lajm i mirë edhe për Sylvinhon, me Kombëtaren që luan në grupin B të "Gjermani 2024" dhe ka kundërshtar në Europian emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?