Marash Kumbulla

Marash Kumbulla fillon stërvitjen me Romën

6 Dhjetor 2023, 18:44
  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla po përmirëson vazhdimisht formën e tij përpara rikthimit të shumëpritur nga lëndimi. Qendërmbrojtësi shqiptar po stërvitet sërish me pjesën tjetër të skuadrës së Romës, me ekipin e Serie A që filloi përgatitjet për ndeshjen e ardhshme me Fiorentinën.

Kumbulla pritet të jetë në dispozicion të plotë të Mourinhos në muajin janar të 2024. Një lajm i mirë ky edhe për kuqezinjtë e Sylvinhos, me Kumbullën që pritet të jetë pjesë e grupit për në Euro 2024, me Shqipërinë që u shortua në grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Mbrojtësi 23-vjeçar u dëmtua fundin e sezonit të shkuar në një ndeshjes mes Romës dhe Milanit në "Olimpico", gjatë një dyluftimi me Giroud.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?