Marash Kumbulla

Marash Kumbulla del në shitje, Roma gjen zëvendësuesin në Premier League

15 Shkurt 2023, 17:37| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 17:39

  • Share

Marash Kumbulla është pranë largimit nga Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po vuan mungesën e minutave dhe gafa e tij e fundit që solli eliminimin nga Kupa e Italisë për romakët, ka bërë që drejtuesit ta nxjerrin 23-vjeçarin në shitje. Tanimë Mourinho i ka vendosur syrin mbrojtësit të Everton, Jarrad Branthwaite.

20-vjeçari anglez është pjesë e PSV Eindhoven në huazim, teksa ka kontratë me klubin e Premier League deri në 2025. Mbrojtësi i qendrës është pjesë edhe e kombëtares së U-20 të Anglisë, duke qenë potencial për ekipin A.

Mediet e huaja bëjnë me dije se Roma tanimë ka nisur negociatat me agjentët e lojtarit dhe i sakrifikuari do jetë Marash Kumbulla. 23-vjeçari shqiptar ka kontratë deri në 2025 dhe në treg vlen 14 milionë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?