Diplomati rus Sergej Aleksandroviç Bazdikin

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall 'non grata' diplomatin rus! Presidenti Pendarovski: Ka arsye për dëbimin, për shkak të natyrës së çështjes nuk mund të komentoj

18 Maj 2021, 17:16| Përditesimi: 18 Maj 2021, 17:17

  • Share

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka shpallur “non grata” diplomatin rus  Sergej Aleksandroviç Bazdikin. Më 14 maj në Ministrinë e Jashtme është ftuar ambasadori i federatës ruse Sergej Aleksandroviç Bazdikin dhe i është dorëzuar nota me të cilën kërkohet që diplomati i ambasadës ruse në vend të largohet nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda 7 ditësh.  Arsyeja për shpalljen “persona non grata” nuk sqarohet nga Ministria e Jashtme, por, jozyrtarisht mësohet se janë veprimet jo në përputhje me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj që shërben në një vend mikpritës.

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për rastin foli edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili tha se Ministria e  Jashtme ka pasur arsye për një vendim të tillë.

"Këto janë gjithmonë çështje të ndjeshme për t’u sqaruar rreth arsyeve. Jam i informuar që prej disa ditësh, siç janë edhe institucionet e tjera kompetente. Nga ajo që kam parë, rasti është dokumentuar nga institucionet kompetente dhe nuk bëhet fjalë për improvizim. Por, për shkak të natyrës së çështjes nuk mund të komentoj më shumë”, tha Stevo Pendarovski.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?