Maqedonia e Veriut/ Prezantohet platforma kombëtare për mësim nga distanca

18 Shtator 2020, 16:29| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 16:31

  • Share

Më 1 Tetor, për vitin e ri shkollor më mësim nga distanca, 40 mijë fëmijë do ta sigurojnë atë nga Televizioni kombëtar dhe duke iu dërguar materialet në shtëpi. 

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, teksa prezantoi Platformën Kombëtare për mësim nga distanca tha se “40 mijë fëmijë sigurisht nuk do të kenë pajisje teknologjike të cilat mund ti shfrytëzojnë në kushte shtëpie. Kjo është gjendja që e kemi gjetur dhe që nuk mund ta tejkalojmë për një periudhë nji mujore. Prandaj, për të gjithë ata fëmijë do të kemi orë mësimi në televizionin kombëtar, në kanalet tashmë të siguruara ku do të dëgjojnë mësimet e shkollës. Ndërsa kjo e fundit, duhet tu printoj materiale dhe t’ua dërgoj fëmijëve në shtëpi dhe anasjelltas”- tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Ministrja e re e arsimit Carovska u shpreh e shqetësuar për gjendjen në arsim. Për gjendjen e vështirë në këtë sektor ajo fajësoi paraardhësit e saj në 15 vitet e fundit.

Platforma Kombëtare për mësim nga distanca mundëson që nxënësi përmes telefonit ose kompjuterit ta shoh klasën dhe mësimdhënësin dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe do të punojë detyrat e shtëpisë. Gjithashtu do të ketë edhe teste dhe përmbajtje të tjera innovative. E njëjta është përshtatur që të funksionoj në 5 gjuhë. Gjithashtu, në këtë platformë nxënësit do të mund të propozojnë përmirësim dhe ndryshim të platformës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?