Flamujt e shteteve anëtare të OSBE

Maqedonia e Veriut merr kryesimin e OSBE-së, ja cilat do jenë prioritetet kryesore

1 Janar 2023, 15:50| Përditesimi: 1 Janar 2023, 15:55

  • Share

Maqedonia e Veriut nga sot nis kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ministri i Jashtëm tha se fokusi kryesor do të jenë misionet në terren dhe siguria e njerëzve. 

“Fokusi ynë, si vend kryesues, do të jenë misionet në terren. Do të ndërmarrim dhe mbështesim aktivitete specifike që synojnë lehtësimin e jetës së njerëzve, promovimin e të drejtave dhe lirive të tyre”, u shpreh Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.

Ai bëri me dije se përveç përqendrimit në rajonet e krizës dhe mbi të gjitha agresionit ushtarak kundër Ukrainës, prioritetet e Maqedonisë së Veriut si kryesuese do të jenë ri-afirmimi i përfitimeve të OSBE-së dhe rivendosja e dialogut dhe besimit.

“2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton një investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënieve komplekse politike midis vendeve pjesëmarrëse, ne do të fokusohemi në uljen e tensioneve, rivendosjen e besimit, prosperitetit dhe sigurisë së përgjithshme të njerëzve”, u shpreh Osmani për mediat maqedonase. 

Më herët, edhe Shqipëria ka kryesuar OSBE-në, që nga 1 janari i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021. Po ashtu edhe mandate i Maqedonisë në krye të organizatës do të jetë 1 vjeçar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?