Maqedonia e Veriut 'lëvizje të kushtëzuar' dhe për gushtin për vendet e rajonit, lëvizje e lirë vetëm me Shqipërinë

29 Korrik 2020, 18:05| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 18:06

  • Share

Maqedonia e Veriut, edhe gjatë muajit gusht nuk do të hiqen kushtet për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve fqinje. Komisioni për sëmundje infektive vlerëson se vendet fqinje janë në një situatë të rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19 dhe për këta arsye kushdo që hyn nga Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia duhet të kenë një test covid-i jo më të vjetër se 72 orë.

Nga ky rregull është i përjashtuar vetëm Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria. Por, meqë Greqia dhe Bullgaria janë pjesë e BE dhe ka bllokuar lëvizjen e jashtë zonës Shengen, Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm për qarkullim të lirë pa asnjë kushtëzim.

“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende", tha Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?