Maqedonia e Veriut kremton sot 29 vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

8 Shtator 2020, 16:13| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 17:54

  • Share

Maqedonia e Veriut shënoi  29-vjetorin si shtet i pavarur dhe sovran i shpallur me referendumin popullor të vitit 1991.

Festimet e përvjetorit u mbajtën kete të martë në Shkup nën protokollet anti-covid, me një numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe me distanca e masa të tjera parandaluese.

 Në ceremoni moren pjesë kryeministri, Zoran Zaev, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski, iu drejtua qytetarëve me një mesazh virtual.

 “Pavarësia dhe vetmia nuk shkojnë së bashku. Sot në festimin e 29 vjetorit të pavarësisë sonë, atdheu ynë ka më së shumti miq dhe falë saj, këtë vit kokë-lartë, të lirë dhe të hapur ndaj botës e festojmë pavarësinë, tha Zoran Zaev

Por kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski vlerëson se vendi shënon 29 vjet të sprovave dhe rënieve, me institucione të dobëta, krim e korrupsion të lartë dhe popull të varfër.

Sipas partive shqiptare qytetarët shqiptarë ende përballen me hendek të madh në zhvillimin ekonomik, social e kulturor krahasuar me bashkë-qytetarët maqedonas. BDI ndërkohë zotohet se barazia e plotë do të jetë themeli i të ardhmes evropiane të vendit.

29 vjet më parë shqiptarët bojkotuan referendumin për pavarësi pasi edhe në Kushtetutën e re nuk i gëzonin të drejtat e barabarta. Kushtetuta e 91-shit i përkufizonte shqiptarët si nacionalitete, kurse me ndryshimet në vitin 2001, si qytetarë që përbëjnë 20% të popullsisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?