Maqedonia e Veriut/ Fugoni përplaset me automjetin, vdes shoferi 24-vjeçar dhe plagosen 20 persona

30 Janar, 20:19| Përditesimi: 30 Janar, 20:22

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur mes një makine dhe një fugoni i cili po transportonte punëtorë për në Demir Hisar.

Nga përplasja e fortë raportohet se ka humbur jetën shoferi i automjetit, i cili ishte 24 vjeç.

Spitali i Manastirit deklaron për mediat se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?