Maqedonia e Veriut edhe me President shqiptar? Arben Taravari shpall kandidaturën

15 Shkurt, 13:28| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:50

  • Share

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është politikani i parë që shpall kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Pas betimit të Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar, Taravari është shqiptari i dytë që synon të marrë post politik në nivele të larta në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një vizite në Gostivar, ai Taravari tha se ka ardhur për një president shqiptar duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardh koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet’.

Por zgjedhja e një presidenti shqiptar në Maqedoninë e Veriut duket praktikisht e pamundur nëse ai nuk mbështetet nga një forcë politike maqedonase. Plani i Taravarit është që kandidatura e tij të regjistrohet duke dorëzuar 10.000 nënshkrime në KQZ, të cilat pret t’i mbledhë brenda dy ditëve për tu përballur me kreun aktual të shtetit Stevo Pendarovski.

Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet në dy raunde, i pari zhvillohet në 24 prill dhe i dyti së bashku me zgjedhjet parlamentare në 8 maj. Presidenti zgjidhet duke përdorur një sistem të modifikuar dy rundesh. Një kandidat mund të zgjidhet në rundin e parë të votimit vetëm nëse ata marrin ekuivalentin e mbi 50% të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar. Në rundin e dytë, pjesëmarrja e votuesve duhet të jetë së paku 40% që rezultati të konsiderohet i vlefshëm. Zgjedhjet do të organizohen nga qeveria teknike e kryeministrit Talat Xhaferi, i cili u zgjodh më 28 janar të këtij viti, 100 ditë para zgjedhjeve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?