Një seancë në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedoni, nisin diskutimet për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e emrit me Greqinë

28 Tetor 2018, 09:36| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 09:40

  • Share

Pas dështimit të referendumit në Maqedoni, qeveria e Zoran Zaev ka dorëzuar tashmë projektligjet e nevojshme në Parlament për të nisur diskutimet për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, për të zbatuar marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Sekretari i LSDM-së ka sqaruar se shqyrtimi i tyre do të marrë më shumë se 2 muaj kohë. Ndërkohë që edhe opozita shqiptare ka disa kërkesa për ndërhyrjen në Kushtetutë që do të avanconte më tej pozitën e shqiptarëve në këtë vend. BDI nga ana tjetër i kundërshton këto kërkesa të opozitës shqiptare, pasi sipas deputetit Xhevat Ademi, opozita kërkon të fitojë pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?