Zoran Zaev

Maqedoni e Veriut/ Zaev mandatohet si kryeministër! 20 ditë afat për të krijuar qeverinë e koalicionit

13 Gusht 2020, 14:39| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 14:42

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar ditën e sotme mandatin kreut të LSDM-së, njëherësh edhe kryetarit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re. Ditën e fundit Zaev ka zhvilluar takime të shumta me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, me të cilin ka shpresat me të madha për të arritur koalicion.

LSDM, në zgjedhjet e  parakoshme të 125 korrikut siguroi 46 vende në parlament, ndërkohë që BDI-JA vetëm 15. Pengesa më e madhe në diskutime, mendohet të jetë kërkesa e partisë shqiptare për një kryeministër shqiptar./ Përgatiti Suada Mehmetaj

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?