Droga e sekuestruar

Maqedoni e Veriut/ U kap duke transportuar 100 kg marijuanë, në praga një 48-vjeçar me origjinë bullgare

19 Dhjetor 2020, 15:31| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:33

  • Share

MAQEDONI E VERIUT - Një person është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut pasi u kap duke transportuar 100 kg kanabis.

48-vjeçari me iniciale A.K. nga Bullgaria u ndalua në pikën kufitare të Novo Selës mbrëmjen e djeshme.

Ai e kishte paketuar lëndën narkotike në 100 qese të mbyllura hermetikisht dhe i kishte fshehur ne pjesën e sipërme të kamionit, në një pjesë të çarë të saj të bërë posaçërisht.

Mësohet se ai kishte qëllim dërgimin e lëndës narkotike për në Bullgari.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?