Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ Shkon në 500 numri i të vdekurve nga COVID-19, 74 raste të reja gjatë 24 orëve

3 Gusht 2020, 16:50| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 16:53

  • Share

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 raste të tjera me koronavirus duke e çuar në 11.128 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 500.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 106.047 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 689 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.972, përfshirë 90 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.656.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?