Maqedoni e Veriut, regjistrohen tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19

24 Qershor 2020, 14:31| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:35

  • Share

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) tetë persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 136 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.445, numri i të shëruarve në 2.091 ndërsa numri i viktimave në 259.

Aktualisht, numri i rasteve aktive arrin në 3.095.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 43 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.208 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 54.456.

Maqedonia e Veriut do të rihap kufijtë pa kushte duke filluar nga 26 qershori.

Vendimi i Shkupit përfshin edhe heqjen e kushteve të mëparshme që duhej të përmbushnin ata që hynin në vend.

Duke filluar nga 26 qershori në kufij nuk do të kërkohet më as test PCR, për të vërtetuar se nuk je i prekur nga infeksioni i koronavirusit dhe as vetoizolim 14 ditor, në bazë të së cilit Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit kishte përgatitur një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohej nga Ministria e Brendshme.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?