Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ Një i mitur akuzohet për terrorizëm lidhur me kërcënimet me bomba në shkolla

5 Dhjetor 2022, 18:25| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 18:49

  • Share

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka nisur një procedim penal për veprën penale “terrorizëm” ndaj personi të mitur  nga Shkupi, i cili ka pohuar policisë se në muajin tetor ka pranuar se ka kryer njoftime të rreme lidhur me praninë e bombave në shkollë.

“I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, dhe më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, ka krijuar një adresë elektronike, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme”, njofton policia e Maqedonisë së Veriut.

Nga fundi i muajit tetor ka pasur gjithsej 12 denoncime të rreme për vendosjen e bombave nëpër shkollat në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar frikë dhe çrregullim të sistemin arsimor në këtë shtet.

Në Maqedoninë e Veriut, vetëm nga fundi i muajit tetor ka pasur gjithsej 12 denoncime, alarme të rreme për vendosjen e bombave nëpër shkolla të vendit. Po ashtu, edhe gjatë nëntorit, në shtatë shkolla në Shkup u ngrit alarmi për bombë, por që rezultuan të pa vërteta.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?