Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ 409 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 4,801 raste aktive me COVID

28 Dhjetor 2021, 17:30
  • Share

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 409 raste të reja me koronavirus nga 4,751 testime të kryera.

Mësohet se në Shkup janë regjistruar 161 raste ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 289 qytetarë janë shëruar nga COVID.

Fatkeqësisht 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar në total 223,739 të infektuar.

211,021 qytetarë janë shëruar ndërsa 7,917 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 4,801 raste aktive me koronavirus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?