Foto ilustruese

Maqedoni e Veriut/ 280 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orë! 4,832 raste aktive me COVID dhe 156 të shëruar

26 Dhjetor 2021, 19:14| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 19:16

  • Share

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 280 raste të reja me koronavirus nga 3,929 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Me infektimet e sotme numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 223,211 raste. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 210,475 qytetarë janë shëruar që prej fillimit të pandemisë ndërsa 7,904 kanë vdekur.

Sakaq, 156 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në të gjithë Maqedoninë e Veriut janë 4,832 raste aktive me COVID.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?