Manolas flet i emocionuar: Mundëm ekipin më të mire në botë, meritojmë gjithçka

10 Prill 2018, 23:31| Përditesimi: 10 Prill 2018, 23:33

  • Share

Costas Manolas ishte heroi i mbrëmjes për Romën këtë ndeshje, pasi mbrojtësi shënoi golin e tretë kundër Bacelonës duke i dhënë skuadrës së tij kualifikimin historik për në gjysmëfinale të “Champions League”.

Në përfundim të ndeshjes, në intervistën për mediat Manolas është shfaqur shumë i emocionuar, duke fshirë lotët e gëzimit.

“Nuk më intereson që kemi shkruar historinë, më intereson që skuadra është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur ekipin më të mirë në botë. Kemi besuar, u penalizuam në ndeshjen e pare por e kemi parë që Roma është e fortë. Jemi një ekip i fortë dhe e meritojmë gjithçka.

Emocionet dhe lotët? Vinim nga tre rezultate të këqija për ne, kishim shumë stres, por sot besuam se ia dilnim. Kemi dhënë gjithçka dhe kemi parë sot se duke pasur publikun në krah, askush nuk mund të na mposhtë. Kemi nevojë për këtë publik, nëse vijnë gjithmonë në stadium, mund të bëhemi një nga skuadrat më të forta të Italisë”, tha mbrojtësi grek.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?