Manja-opozitës: Po përdoreni “mish për top” për hallet e Berishës, mos harroni se Ramën e kanë zgjedhur 1 milionë shqiptarë

16 Shkurt 2023, 13:23| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 13:47

  • Share

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kritikuar opozitën se nuk ndjekin rrugën e duhur për të kërkuar llogari. Sipas tij deputetët bëhen mish për top me një person  (Berishën) i cili ka qëllim vetëm të fshehë mëkatet e tij dhe të familjes së tij.

"Është nder dhe kënaqësi të punojmë me këto zonja të nderuara në qeveri. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në favor të Shqipërisë dhe interesave të vendit, kemi gjithë durim që prej 3-4 orësh durojmë baltën dhe llumin ndaj qeverisë, por fakti që kemi durim, nuk do të thotë se keni të drejtë në atë që thoni, por ne nuk ua zgjidhim dot hallet.

Ju keni interesin e Berishës që ju thërret si dele, dhe ata jashtë që i thërret si mish për top. Zgjidhni hallet tuaja më 3 mars, dhe pastaj ejani dhe merruni me ne”, tha ai.

Ju vazhdoni bjerini bilbilit bashkë me ata jashtë që thërret për mish për top për hallet e veta dhe të familjes s vet. Merrini gjërat me radhë, rregulloni punën tuja pastaj hajdeni merruni me ne dhe me Ramën. Mos harroni që Rama është kryeministër i zgjedhur."- tha ministri Manja.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?