Manjani kundër ambasadorëve:
S’u takon atyre të vendosin

7 Dhjetor 2017, 20:44| Përditesimi:

  • Share
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër qëndrimit të ambasadorëve të SHBA dhe BE sa i takon emërimit të kryeprokurorit të ri.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, Manjani ka deklaruar se diplomatët nuk mund të ndërhyjnë në çështje që i takojnë ekskluzivisht të zgjedhurve nga populli.

“Lu dhe Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal ndaj tyre do të kishte filluar procedura e shpalljes “non-grata” në një situatë të tillë!”, ka thënë Manjani. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?