Manjani kujton Kushtetutën e
'98: E sotmja rregullore punësimi

27 Nëntor 2017, 13:31| Përditesimi:

  • Share
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kujtuar sot me nostalgji nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, 19 vjetorin e kushtetutës së vitit 1998 e cila u miratua me referendum popullor.

“I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!”, shkruan Manjani për atë Kushtetutë dhe më pas denoncon përçudnimin që i është bërë në vazhdimësi, dokumentit themelor që kemi sot. “Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!”, thotë Manjani.  

kushtetuta
(Foto e kopertinës së Kushtetutës së 1998)

Postimi i plotë i Manjanit në FB: 
Gjërat serioze, duhen kujtuar. Ky është projekti i Kushtetutës së ‘98. I fundit projekt serioz që erdhi nga një proçes serioz! I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës! I fundit projekt që nuk u miratua me konsensus e as super-konsensus deputetësh, por me Referendum!

I fundit projekt që huartua me mendjen qe na dhanë profesorët e huaj dhe jo me urdhërat e ambasadorëve të huaj! I fundit projekt që ngriti një shtet jo politik! Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?