Ulsi Manja

Manja takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali

23 Nëntor 2023, 20:55| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 21:08

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali në e Samitit III të Diasporës që u zhvillua në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Manja bën me dije se në takim u diskutua se si bashkatdhetarët tanë në Itali t’i marrin shërbimet juridike në mënyrë të shpejtë dhe jashtë procedurave burokratike ndërmjet dy vendeve tona mike.

“Diskutuam gjerë e gjatë se si bashkatdhetarët tanë në Itali t'i marrin shërbimet juridike në mënyrë të shpejtë dhe jashtë procedurave burokratike ndërmjet dy vendeve tona mike. Dy ministritë tona, në Itali dhe Shqipëri, kanë vullnetin e përbashkët për të tejkaluar çdo pengesë ligjore dhe burokratike në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale dhe civile.  Falenderoj shoqatën për gatishmërinë për t'u përfshirë në kontribute reale në procesin e hartimit të kodeve në Shqipëri dhe në përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. Ideja për organizimin e një konference me profesionistët shqiptarë të ligjit në Itali do jetë bashkëpunimi ynë i radhës", shkruan Manja.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?