Silvio Gonzato dhe Ulsi Manja

Manja pret ambasadorin e BE në Tiranë: Mbështetje nga ekspertiza më e mirë e BE-së për luftën kundër korrupsionit

22 Dhjetor 2023, 19:28| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 19:31

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në takim ambasadorin e ri të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ndërsa folën për sfidat dhe pritshmëritë e publikut nga drejtësia e re.

Përmes një postimi në rrjete sociale Manja thekson se me ambasadorin Gonzato u fol “mbi e hapat e ndërmarrë dhe ato që kemi në agjendë për luftën kundër korrupsionit”.

“Si përherë, në këto sfidat tonat, do të kërkojmë të mbështetemi nga ekspertiza më e mirë e BE-së”, theksoi Manja.

Manja dhe Gonzato takuan edhe skuadrën e zv/ministres Adea Pirdeni, të cilët punuan për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore”.

“Në përcjellje, një surprizë e këndshme qe takimi me skuadrën e mrekullueshme të Adeas, të gjithë kolegët e Ministrisë së Drejtësisë si institucion lider për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore” pas përmbylljes së suksesshme të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit me BE-në (screening)”, u shpreh Manja.

“Puna vazhdon me ritme dhe më të larta në 2024”, theksoi ai.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marku: 23/12/2023 06:17

    Sidomos pune te mire do beni ne projekter e transferimit te trafikanteve e vrasesve nga UK e BE ne Shqiperi, dhe me pas Manja dhe Nor Shameti kane me i qite ne shtepi. Ndonje qe nuk e kalon screaning e keshilltarit special per keto pune te Manjes ose "Lales" nje koqe plumbi ballit si ne Peqin. Puna vazhdon me ritme te larta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?