Manja te ‘ligjet’: SPAK të fokusohet te krimi i organizuar! Ndryshime në Kodin Penal për krimet në familje

2 Qershor 2023, 12:24| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 14:47

  • Share

Qeveria kërkon që SPAK të fokusohet në hetimet kundër krimit të organizuar.  Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e përcolli këtë mesazh gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

‘Vihet re një rritje e numrit të çështjeve sa i përket krimit të organizuar, ne inkurajojmë që fokusi duhet të drejtohet tek krimi organizuar dhe asetet që ka krimi organizuar, edhe pse ka një përparim për sekuestrimin e tyre. Ne rekomandojmë që të shihet me tjetër sy lufta ndaj krimit të organizuar. Kjo ka një impakt të rëndësishëm dhe në rritjen e besimit të opinionit publik në këtë drejtim.’- tha Manja.

Manja paralajmëroi realizimin e një amnistie të plotë e cila nuk u miratua për shkak të zgjedhjeve lokale.

‘Ne dëshirën e kemi ta sjellim në tryezën tuaj, për kohën, tani sigurisht që amnistitë kanë rregullat dhe periudhën e vetë. E shtymë, një nga arsyet që spati për vitin 2023, ishte procesi 14 majit, sep po ta bënim, do thonin ja bën amnisti para 14 majit.’- tha Manja.

Ministri i Drejtësisë evidentoi uljen e krimit tek të miturit dhe rritjen e dhunës në familje apo krimeve seksuale, për të cilat tha se janë kërkuar ndryshime në kodin penal.

‘Në nenin 403-406 të procedurës penale, që personat që akuzohen për dhunë në familje, krime kundër të miturve, të mos kenë të drejtë të përfitojnë nga gjykimi i shkartuar. Do vij në komision e kuvend.’- tha Manja.

Opozita ngriti shqetësimin për krimet elektorale, por Manja tha se humbja është e hidhur.

Ministri i drejtësisë tha se në fund të vitit 2024 pritet të fillojë adresimi i çështjes së vakancave të krijuara nga vettingu në sistemin e drejtësisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/06/2023 04:01

    Krimin e organizuar mund t'a ndjeke dhe nje prokurori e rendomte ne se ka njerezit e duhur,kurse SPAKU duhet te fokusohet te politikanet,rrezikshmeria dhe pasurite e tyre ua kalojne shume me teper krimineleve ordinere dhe gangove.Keta te fundit edhe denohen,por politikanet as nuk hetohen,jo me te denohen,si p.sh.ceshtja Berisha-HEC-et u mbyll pa u hapur mire.Shullazi do te beje 17 vjet,Dajti do te beje 24 vjet a sa u jane caktuar,kurse Berishen e Meten,as nuk merren ne pyetje,jo me te kalojne 1 jave minimumi ne qeli!

    Përgjigju
  • Edi: 02/06/2023 22:40

    Bej nej amnisti o Ulso se ngele vetem tu rrejt ca dreqin je ti

    Përgjigju
  • Eri: 02/06/2023 15:53

    Cpune ke ti te orientosh Spak...te fokusohet ke politikanet..ata perktahin krimin e organizuar se hane bashke..po u pastrua politika atehere pastrohet vete cdo gje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?