Nga Vlora, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur Lulzim Bashës për propozimin e tij që të përfitojnë nga amnistia protestuesit nga vitit 2008 deri në 2020. Manja tha se nuk amnistojnë protestuesit që kanë shkatërruar prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës.
Ministri i Drejtësisë thotë se ata janë zjarrvënës që kanë kryer krime të rënda në vend.
"Protestuesit nuk janë asnjëri, një pjesë mund të jenë në hetim dhe gjykim, por kjo opozitë nuk e ka hallin e protestuesve. Basha ka sjellë ca amendamente në Komision dhe thotë të amnistojmë protestuesit 2008-2020 dhe jo të tjerët. Po këta të 8 janarit që protestuan te godina, të Rithemelimit që protestuan në mënyrë të paligjshme kundër Lulzimit atje. Këta të mos i amnistojmë. Prandaj më erdhi mirë që reflektoi PD pas deklaratës sime dhe tha jemi dakord që të amnistohen edhe protestuesit e tjerë. Ne nuk mund të amnistojmë protestuesit e Lulzimit dhe mos të amnistojmë protestuesit e tjerë që protestoj unë në Shqipëri. Ky është mesazhi i mirë që dha dje dhe opozita dh e tjetra pastaj ka një fjalë timen të nxjerrë dje nga konteksti.
Vënë kushte për votën për amnistinë. Mazhoranca dhe komisioni i ligjeve e çuam draftin në kuvend dhe ky draft nuk amniston asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion dhe të dënuar nga GJKKO. Më thuhet që vëmë kushte hiq këtë hiq atë të japim votën. Ne duam votat e gjithë deputetëve. Kërkon të amnistohen jo protestuesit, po zjarrvënësit. Çlidhje ka një njeri që është dënuar për shkatërrim prone me zjarr, çlidhje ka një njeri që është dënuar për goditje për shkak të detyrës të një polici, çlidhje ka me protestuesit një njeri që është dëbuar për shkelje të rregullave për lëndët plasëse. Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në këtë vend", tha Manja.
Lajmi kryesor:
‘S’pranojmë kushte’, Manja: Basha kërkon të amnistojmë zjarrvënës! Draftin e kalojmë në Kuvend kur të kemi votat
SI.E.//ReportTv.al