Foto ilustruese

Manipuluan të dhënat e një aksidenti, arrestohen dy zyrtarë të lartë të policisë në Tropojë

9 Shkurt 2021, 16:50| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 16:58

  • Share

Dy efektivë të lartë të Komisariatit të Tropojës kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe se kanë falsifikuar dukumentat, lidhur më një aksident të ndodhur rreth një muaj më parë.

Policia ka arrestuar nënkomisarin me iniciale F.GJ, me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban; dhe inspektori B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban.

Bëhet me dije se nga hetimet e zhvilluara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, është mësuar se përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh ka bërë një kallëzim penal në datë 16  janar të këtij viti.

Në denoncimin e tij, përfaqësuesi ka bërë me dije se gjatë një aksidenti të ndodhur në rrugën Tropojë – Lekbibaj, janë përplasur dy mjete dhe shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet lidhur me aksidentin.

‘Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në 27 janar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Kukës- Dibër, është paraqitur përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh, i cili ka bërë kallëzim penal se në datë 16 janar 2021, është njoftuar nga një shtetas se ka ndodhur aksident në rrugën Tropojë - Lekbibaj, ku janë përplasur dy mjete. Shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi.

Pas materialit kallëzues u krye hetim administrativ për rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin objektiv të fajtorit si dhe veprimet e punonjësve të policisë në raport me ngjarjen. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet.’- njofton SHÇBA.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?